Propozimi i Patozit: Deputetët, të parët që kontrollohen nëse kanë qenë spiunë të Sigurimit

Shqipëria

Propozimi i Patozit: Deputetët, të parët që kontrollohen nëse kanë qenë spiunë të Sigurimit

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:13
Astrit Patozi

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, deputeti i PD-së, Astrit Patozi, deklaroi se deputetët e Kuvendit duhet të jenë të parët që të kërkojnë kontrollin e të shkuarës së tyre gjatë kohës së komunizmit.

Sipas tij, një ish spiun i Sigurimit nuk mund të rrijë në këtë Parlament për aq kohë sa që prej tij po dalin edhe deputetë që janë kapur me një patentë false. “Parlamenti duhet të ishte i pari që të shkonte te institucioni i hapjes së dosjeve. Ne duhet të tregojmë minimumin për tu ndarë me të kaluarën komuniste. Që ky ligj të ketë kuptim sot, ne nuk e bëjmë atë për të qetësuar disa shpirtra, duhet që të shërbente për diçka për institucionet tona. Kjo ka shumë lidhje me zgjedhjet”, tha Patozi. 

Sipas tij “Nisja nga Kuvendi e transparencës me të kaluarën, mund ti mbyllte rrugën për të qenë sërish deputetë atyre që mund të rezultojnë të ftohur nga hapja e dosjeve. Ligji nuk e ndalon dhe ky është një nonsens. Ne po heqim mandate për një patentë false, imagjinoni një njeri që mund të ketë spiunuar gjysmën e ndërmarrjes. Unë nuk besoj që dikush pasi të rezultonte bashkëpunëtor i Sigurimit, do guxonte të kandidonte”.

“Mbase ky parlament që është damkosur nga heronjtë e zhurmshëm të dekriminalizimit, duhet të ketë edhe heronjtë e heshtur, ish bashkëpunëtorët e Sigurimit. Fillimi i aplikimit të këtij ligji te Parlamenti mund të dekurajonte edhe të tjerët, që mund të jenë bërë gati të hyjnë në këtë sallë. Kjo do sensibilizonte edhe kryetarët e partive që përpara se të bënin listën e kandidatëve, ta çonin te Gentiana Sula se mbase ngec ndonjëri atje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat