'Na ka fyer deputeten', PS kërkon të ndëshkohet Florion Mima

Shqipëria

'Na ka fyer deputeten', PS kërkon të ndëshkohet Florion Mima

Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:10
Florian Mima

Grupi i deputetëve socialistë në Kuvend kërkon që ndëshkim për deputetin demokrat Florian Mima: 10 ditë të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Sipas këtij grupi, Mima ka fyer deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti gjatë komisionit të posaçëm hetimor për CEZ-in me gjuhën e patakt që ka përdorur ndaj saj.

Grupi parlamentar socialist ka kërkuar të mblidhet Byrja e Kuvendit për të marrë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat