Lajmi i shumëpritur! 'Zhduken' detyrimet për 100 mijë makina

Shqipëria

Lajmi i shumëpritur! 'Zhduken' detyrimet për 100 mijë makina

Më: 27 janar 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Për më shumë se 100 mijë makina do te fshihen detyrimet e prapambetura në vite. Në total, vlera e gjobave, taksave dhe kamatave që do të falen nga ligji i ri që pritet të miratohet në kuvend arrin në 10 milion euro.

Por kush do të përfitojë nga falja? Të gjithë automjetet të cilat që prej vitit 2011-të e në vijim, nuk kanë bërë asnjë veprim do të fshihen nga sistemi pa paguar asnjë detyrim. Nëse kërkohet riaktivizimi i targës, atëherë taksat që paguhen janë për vitin 2011-të deri në 2016-ën.

Me një ndryshim të fundit në draft, ministria e Financave ka vendosur që të falë gjobat vetëm për 2012-ën,2013 dhe 2014-të. (tabele) Për dy vitet e fundit taksat paguhen bashkë me kamatat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat