“21 Janari”, shpërblim për Aleksin. Gjykata njeh fajin e Gardës

Shqipëria

“21 Janari”, shpërblim për Aleksin. Gjykata njeh fajin e Gardës

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Kur hetimet 6-vjeçare nuk i kane zbuluar ende vrasësit e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, Gjykata Administrative urdhëron Gardën e Republikës të dëmshpërblejë familjarët e Nikës që ndërrroi jetë në një spital në Turqi

 Gjyqtari Emiliano Ruli pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës i vrarë në protestën e 21 Janarit 2011. 

Gjykata vendosi dëmshpërblimin të afërmve të të ndjerit me shumën e 66 milionë lekëve.

Më herët, gjykata i dha të drejtë edhe familjarëve të tre viktimave të tjerë në bulevard, duke konsideruar edhe Bardhosh Myrtajn, si viktimë të pestë që ka lidhje me 21 janarin.

I riu, sipas gjykatës, i dha fund jetës gjatë zisë patologjike pasi nuk përballloi dot humbjen e të atit Faik Myrtaj.

Bazuar tek këto vendime, qeveria dha 1.2 milionë dollarë si dëmshpërblim për familjarët e të vrarëve. 

Ndërkohë në Gjykatën Administrative janë nën gjykim edhe dy dosje të tjera, njëra për vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Ziver Veizi dhe tjetra për vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Faik Myrtajt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat