“Koka” e Balilit, Policia tjetër shpërblim: 30 mijë euro për informatorët sekretë

Shqipëria

“Koka” e Balilit, Policia tjetër shpërblim: 30 mijë euro për informatorët sekretë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:36
Kelment Balili

Përveç shumës prej 5 milionë lekë që Policia e Shtetit vuri në dispozicion të qytetarëve që do të jepnin informacion të vlefshëm për vendndodhjen e Kelment Balilit një shumë tjetër e konsiderueshme do të jepet edhe për informatorët sekretë të policisë.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për “News 24” se janë ofruar 30 mijë euro si shpërblim për çdo informator që mëson vendndodhjen e Kelment Balilit të njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Vetëm 24 orë pasi policia bëri publik shpërblimin për qytetarët, në numrin e saj kanë ardhur një mori telefonatash ku jepej informacion në lidhje me lëvizjet e personit të shpallur në kërkim.

Policia po i përpunon këto informacione megjithëse për momentin nuk ka asgjë konkrete. Informacionet e dhëna i referohen lëvizjeve të tij javë më parë dhe kanë lokalizuar atë në zonat ku më parë policia ka ushtruar kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat