Petrit Vasili betohet si ministër i Drejtësisë

Shqipëria

Petrit Vasili betohet si ministër i Drejtësisë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Petrit Vasili zyrtarisht ministër i Drejtësisë, betohet para Bujar Nishanit

Petrit Vasili është betuar sot para Presidentit të Shqipërisë si ministri i ri i Drejtësisë.

Ndërkohë që dje Kuvendi miratoi me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë.

Në Presidencë ndodhet edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin, i liruar nga detyra të hënën.

Dekreti i shkarkimit të Manjanit u miratua me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.

Gjithashtu u miratua edhe emërimi i nënkryetarit të LSI­së, Luan Rama në Komisionin për Reformën Zgjedhore, vend që deri më tani e kishte mbajtur Vasili.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat