Berisha: Eskobari Rama vendosi të strehohet përkohësisht në Prishtinë

Shqipëria

Berisha: Eskobari Rama vendosi të strehohet përkohësisht në Prishtinë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 13:43
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke komentuar mos pjesëmarrjen e kryeministrit aktual, Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ka thënë se ai dezertoi dhe vendosi të strehohet përkohësisht në Prishtinë.

“I tmerruar nga informacionet qe implikojnë direkt Ramen per lidhjet e tij me Eskobarin, ai nuk mori sot pjese por dezertoi nga mbledhja e Këshillit te Sigurimit Kombëtar për këtë çështje. Pas refuzimit me te drejte, nga presidenti Nishani, te Peleshit si zëvendësues i Rames, pasi nuk është Peleshi por Rama qe i ka dale emri me Eskobarin, Rama dezertoi dhe vendosi te strehohet përkohësisht ne Prishtinë”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat