Mesazhi i Berishës për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit

Shqipëria

Mesazhi i Berishës për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 23:24
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “sot perëndoi dielli për kolosin e letrave shqipe”.

Për Berishë, arti, kultura dhe politika janë në zi, për ikjen nga kjo botë të Agollit.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dritëro Agolli poeti, shkrimtari, kolosi i letrave tona dhe personaliteti i shquar politik u nda nga jeta.

Sot dielli perëndoi përgjithmonë për poetin, tregimtarin, romancierin, publicistin, përkthyesin, kolosin e madh të letrave tona, personalitetin e shquar politik të vendit, atdhetarin e flaktë Dritëro Agolli. Ai vërtet nuk është më, por do jetojë gjatë në veprat e tij. Me ndarjen e tij nga jeta letrat, kultura dhe politika e vendit janë në dhimbje dhe zi të vërtet.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve të poetit dhe shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat