Rroshi prezanton Ahmetajn si kandidatin për deputet i PS në Kavajë

Shqipëria

Rroshi prezanton Ahmetajn si kandidatin për deputet i PS në Kavajë

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:33
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i pezulluar, Elvis Rroshi

Ministri i Financave Arben Ahmetaj duket se është përzgjedhur nga Partia Socialiste për të qenë kandidati për deputet në bashkinë e Kavajës në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ministri Ahmetaj është prezantuar sot në Kavajë nga kryebashkiaku i pezulluar, Elvis Rroshi.

Gjatë prezantimit të Ahmetajt, Rroshi tha se nuk ka dyshime që ministri aktual do të jetë sërish deputet, ndërsa shtoi se PS do të arrijë një tjetër fitore historike në Kavajë.

“Sot, të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Kavajë jemi mbledhur për të bërë prezantimin e deputetit tonë të ardhshëm, ministri Arben Ahmetaj. Kjo do të jetë fushata më e madhe që ne do të bëjmë, për të korrur një fitore gjigante”, deklaroi Rroshi.

Ndërkohë, Ahmetaj vlerësoi punën e bërë në Kavajë nga Elvis Rroshi, si dhe u shpreh i gatshëm për të punuar në projekte të reja në këtë bashki.

“Unë do të jem koordinator i PS për Kavajën dhe Rrogozhinën. Kavaja në mandatet e Rroshit është një surprizë për mua dhe për PS, pasi ju e keni kthyer në një bastion të PS. Para se të vija këtu një person shumë i lartë politik më thotë të paralajmërojë se do të gjejë belaja me kryetarin e bashkisë, sepse nga fillimi deri në fund do të kërkojë vetëm projekte”, tha Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat