Sherifi: Kemi nevojë për një reformë të madhe politike

Shqipëria

Sherifi: Kemi nevojë për një reformë të madhe politike

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 00:50
Elmaz Sherifi

Elmaz Sherifi që drejton Partinë Lidhja për Drejtësi e Progres thotë në emisionin “Arena” në  Rtv Ora News, se Shqipëria ka nevojë për një reformë të madhe politike.

Sherifi: Nëse duhet të ketë një reformë të madhe në Shqipëri, është reforma në politikë. Asnjëherë, Shqipëria nuk ka pasur një klasë politike kaq të akuzuar. Problemi është kompromentuar. Ky është Parlamenti që do të hyjë në historinë botërore që ka bërë një ligj për të dekriminalizuar vetveten. Ky është një Parlament i cili duhet të miratojë ligje për të garantuar drejtësi të munguar. Vetë ligji i Vettingut është i mangët. Jemi përpara një fakti se si e kupton t’i ligjin e Vettingut. Edhe aspektet procedurale kanë ardhur si rezultat i një pune kaq të ngutshme si jurist dhe pedagog i filozofisë të së drejtës. Ky proces nuk mund të kryhet nga kjo klasë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat