Vila superluksoze 1.1 milion euroshe e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla

Shqipëria

Vila superluksoze 1.1 milion euroshe e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:27
Vila

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital i cili ka denoncuar vilën e Ministres së së Arsimit, Lindita Nikolla.

Sipas këtij qytetarit dixhital kjo vilë kushton rreth 1.1 milion euro.

“Denoncohen hajnat e shtetit: Vila e re superlluksoze e Ndrikull Nikolles!

Qytetari dixhital denoncon:

-Vilen prej 1.1 milion euro te ndrikull Nikolle, e cila, nga nje apartament ne rrugen Ali Demi, tani banon ne nje vile te re superlluksoze.

"Mirembrema doktor, po Lindita Nikolles ministres apo ndrikulles se arsimit ne shqiperi, pse nuk i hetohet pasuria per vilen e saj 1.1 milion euro, vila e ministres se arsimit eshte ne bllokun e vilave luksoze ne Lunder dhe fotot bashkangjitur

Le te nisi hetimet menjehere dhe do gjendet si u ble vila me gjobat ne tendera te saj. Vetem per bojatisjen e ministrise harxhoi 1.5 miliard lek, ne rastse behet kontroll do shifet se te pakten 60% e ketij fondi eshte vjedhut. pervec kesaj vjedhje e madhe eshte bere edhe me 5 milione euro te kompleksit sportiv. Gjithashtu zonja Nikolla vjedhe se bashku me sekretarin e pergjitheshem Plarent Ndrece qe ka blere Fuoristraden e tij 80,000€ dhe 720,000€ e vjedhura qe e kapi KLSH."

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparsi hetimin per verifikimin e akuzave te qytetarit dixhital!”, ka shkruar Berisha në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat