Berisha: Të marrim vendim, 'Pulla e Kuqe' të mos vijë më në parlament

Shqipëria

Berisha: Të marrim vendim, 'Pulla e Kuqe' të mos vijë më në parlament

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:46
Ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend

“Të marrim vendim që ta nxjerrim përfundimisht Ramën nga parlamenti.” Ishte ky propozimi që hodhi sot me ashpërsi ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend, pasi kreu i qeverisë nuk kishte ardhur në seancë edhe dy orë pasi ajo kishte filluar, shtuar asaj që nuk ka qenë prezent edhe në disa seanca të mëparshme.

“Ai nuk është më kryeministër, - tha Berisha, -  është “pulla e kuqe” e këtij parlamenti! Mos t’ia shohim më bojën! Një burracak që lakuriqësinë e vet do t’ia përcjellë parlamentit si “pullë të kuqe” – pulla e kuqe është e cullakut, e lakuriqit, e dini - të mos vijë më në parlament!

Të marrim vendim që ta nxjerrin përfundimisht nga parlamenti. Është me e urtë ta marrim ne këtë vendim, sesa ta marrë nesër sheshi. Pulla e kuqe të mos vijë më në parlement!”- theksoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat