Blushi refuzon PD: Arsyeja pse nuk bashkohem me ata

Shqipëria

Blushi refuzon PD: Arsyeja pse nuk bashkohem me ata

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:16
Deputeti dhe Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi

Deputeti dhe Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me garimin e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe për akuzat ndaj KQZ dhe Rilindjes, të cilët sipas tij, synojnë ta eliminojë atë dhe grupimin e tij nga zgjedhjet.

“Më kanë përjashtuar në mënyrë personale për të kandiduar në zgjedhje, për shkak të interesave të Rilindjes”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse do marrë pjesë në protestën e opozitës, Blushi u përgjigj: 

“Jo, nuk do marrim pjesë, ne jemi në opozitë, por jo tek kjo opozitë. Ne kemi shqetësime më të mëdha se kjo opozitë. Edhe pse thonë me të madhe që do bëjmë atë që bënë rumunët. Në fakt rumunët dolën edhe kundër njërës palë, edhe kundër palës tjetër. Shqipëria ende nuk është Rumani për këtë shkak. Nëse shqiptarët një ditë do dalin si kundër Edi Ramës dhe kundër Sali Berishën njëkohësisht. Po kjo histori që Saliu del në protestë kur është në opozitë kundër Ramës dhe Edi kundër Berishës kur ai është në opozitë, kjo duhet të marrë fund. Prandaj unë nuk jam me këtë protestë. Klasa politike duhet të rrëzohet totalisht. Dhe nuk funksionon më, pasi një palë rri 8 vite dhe vjen tjetra rri përsëri tetë vite. Prandaj unë nuk jam me këtë protestë. Kam totalisht një  mendim tjetër për t’i rrëzuar të treja partitë e vjetra. Dhe do i rrëzojnë njerëzit.

Nëse ajo protestë do arrijë minimalisht të garantojë një standard zgjedhor të cënuar edhe për këtë shkak, pra numërimin elektonik të votave, kjo do ishte arritje shumë e mirë.

LIBRA është një alternativë në këto zgjedhje. LIBRA nuk ka qeverisur asnjë ditë”.

Lidhur me koalicionin mes LIBRA-s dhe Partisë Socilaiste, Blushi është shprehur se:

Nuk mund të bëj koalicion me PS dhe nuk e kam personale. Unë vjet pata dy konflikte, një në Elbasan, ku u çua një sallë, 300 vetë duke më sulmuan, pothuajse dhe fizikisht. Partia me të cilën isha 20 vite,  Edi Rama, doli dhe i dha të drejtë atyre. Mbas dy muajsh thashë që Elvis Roshi është një njeri i papërshtatshme dhe duhet të lejë detyrën. Elvis Roshi më sulmoi mua. Përsëri partia ku isha për 20 vite, Edi Rama natyrisht mbrojti Elvis Roshin. Ku të kthehem me këta njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat