Nisin lëvizjet politike, Kokëdhima takohet me Dukën

Shqipëria

Nisin lëvizjet politike, Kokëdhima takohet me Dukën

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:16
Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima u takua sot në orën 12.00, me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Takimi, i cili u mbajt në një prej hoteleve më në zë në tiranë zgjati rreth 45 minuta. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Kokëdhima u shpreh se “Takimi me z.Agron Duka ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm. Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”. Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve.

Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”. Ndërsa Duka, ish-ministër i Bujqësisë në kohën e kryeministrave Meta dhe Nano drejton PAA-në e cila është aleate në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat