Banorët e Zharrëzës takohen me Peleshin: Protesta jonë vazhdon!

Shqipëria

Banorët e Zharrëzës takohen me Peleshin: Protesta jonë vazhdon!

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:47
Takimi mes zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe 7 përfaqësuesve të grevistëve në Zharrëz

Ka përfunduar takimi mes zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe 7 përfaqësuesve të grevistëve në Zharrëz.

Gjatë takimit, mësohet se zëvendëskryeministri i siguroi grevistët se do të ndalohen shpërthimet e “Bankers”, të cilat kanë shkaktuar edhe shembjet e shtëpive.

Megjithatë të dyja palët ranë dakord që disa ekspertë do të verifikojnë dëmet për të përcaktuar dëmshpërblimet.

Nga ana e tyre banorët e Zharrëz, vlerësuan frymën e diskutimit me përfaqëseusin e Qeverisë.  Megjithatë, ata sqaruan se nuk do të largohen nga sheshi para Ministrisë së Energjetikës dhe do të qëndrojnë aty deri sa të kenë marrë personalisht aktet e ekspertimit.

Ndërkohë, qeveria ka premtuar se do të ndërmarrë një akt nënligjor për ndalimin e shpërthimeve.

Banorët e Zharrëzit mbërritën sot në Tiranë pas një maratonte prej 4 ditësh me këmbë nga fshati i tyre deri në kryeqytet. Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që u janë dëmtuar nga shpërthimet e stimuluara nga kompania e naftës “Bankers Petroleum”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat