Tahiri takim me drejtues vendorë: Janë ulur me 7-fish dublimet në Listat Zgjedhore

Shqipëria

Tahiri takim me drejtues vendorë: Janë ulur me 7-fish dublimet në Listat Zgjedhore

Më: 1 mars 2017 Në ora: 15:12
Saimir Tahiri

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri zhvilloi një takim me drejtues të bashkive dhe prefekturave në vend në kuadër të përgatitjeve për procesin elektoral të 18 qershorit.

Ministri informoi drejtuesit e njësive vendore se është shpërndarë një fond i posaçëm për Bashkitë, për njoftimin e zgjedhësit derë më derë për qendrën e votimit. “Janë jo të pakta rastet kur qytetarët nuk arrinin dot të ushtronin të drejtën për të zgjedhur vetëm për shkak të mangësive dhe pasaktësive, herë rastësore dhe herë të qëllimshme, në listat e zgjedhësve”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, janë ulur me 7-fish dublimet në Listat Zgjedhore. “Kanë qenë rreth 4700, janë 7 herë më pak, dhe po vazhdon puna për heqjen e dublimeve në listat zgjedhore”, u shpreh ai.

Ai iu kujtoi drejtuesve të pushtetit vendor se detyra themelore e tyre është njoftimi i zgjedhësve për qendrën e tyre të votimit.  “Ministria e Punëve të Brendshme ka planifikuar të transferojë nga sot një buxhet të caktuar për çdo bashki, në mënyrë që të organizohen grupe të caktuara me operatorë e mbi të gjitha me ekipe që do të trokasin derë më derë, për të njoftuar zgjedhësit për qendrën e tyre të votimit”, u shpreh ministri.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë zgjedhësit të kuptojnë ku duhet të votojnë. “Ka disa përpjekje të cilat janë për t’u dënuar nga disa bashki të caktuara, të cilat po përpiqen të keqpërdorin të drejtën ligjore që kanë për t’u shërbyer qytetarëve, duke i keqinformuar qëllimisht për qendrën e votimit. Kjo ka ndodhur në disa raste. Policia e Shtetit do të bëjë referimet përkatëse në Prokurori”, deklaroi Tahiri.s

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat