Rama, Basha dhe Berisha bashkohen kundër presidentit të Maqedonisë

Shqipëria

Rama, Basha dhe Berisha bashkohen kundër presidentit të Maqedonisë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:29
Foto arkiv, Takimi Basha e Rama

Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov nuk ka pranuar t’i japë mandatin qeverisës Zoran Zaev, me pretekstin se zyrtarizimi i gjuhës shqipe do përbënte rrezik për vendin.

Dy liderët e partive më të mëdha në Shqipëri, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë reaguar menjëherë ndaj këtij qëndrimi duke u bërë palë me kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe duke iu kundërvënë presidentit Ivanov. Por, këtij “problemi” i është bashkuar edhe Johannes Hahn, Komisioneri Europian për Zgjerim, duke i kërkuar Gjeorgje Ivanov të respektojë vendimin e zgjedhjeve.

Rama deklaron, “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!” Ndërkohë fill pas Ramës nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e tij edhe kreu i opozitës Basha, ku shkruan: Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise. E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni. Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.

Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj. Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni. Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.

I prekur nga kjo çështje delikate ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka reaguar me një qëndrim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndoshta ky është një rast i mirë që Tirana zyrtare të tregohet e palëkundur në këtë qëndrim, duke qenë se është faktor me ndikim në rajon dhe shqiptarët e Maqedonisë të mos injorohen në të drejtat e tyre. Pa frikë mund të themi që kjo çështje mund të sjellë destabilizim të marrëdhënieve në rajon dhe më gjerë nëse të drejtat e etnive, në këtë rast të shqiptarëve, cenohen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat