Presidenti Trump iu shkruan Nishanit e Ramës: Bashkë për kapërcimin e sfidave!

Shqipëria

Presidenti Trump iu shkruan Nishanit e Ramës: Bashkë për kapërcimin e sfidave!

Më: 3 mars 2017 Në ora: 15:36
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i është përgjigjur përmes një letre zyrtare, zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, për urimin e bërë nga këta të fundit për marrjen e postit të Presidentit.

Në letrën në fjalë, e cila është në fakt e njëjta përgjigje formale për të dy zyrtarët e lartë, Presidenti Trump falënderon Ramën dhe Nishanin për urimin, ndërsa thekson se SHBA dhe Shqipëria do të vijojnë të mbeten partnerë.

Presidenti amerikan shpreh bindjen se falë bashkëpunimit dypalësh, do të mund të kapërcehen sfidat në rajon.

Më poshtë është shkrimi i plotë për Nishanin:

“I dashur Zoti President,

E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.

Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.

Sinqerisht,

Donald J. Trump”

Shkrimi i plotë për Ramën:

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij të ngrohtë ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat