Kryetarja e AMF sulmon Braçen: Jam Enkeleda dhe s'kam mbaruar shkollën në fshat

Shqipëria

Kryetarja e AMF sulmon Braçen: Jam Enkeleda dhe s'kam mbaruar shkollën në fshat

Më: 5 mars 2017 Në ora: 14:37
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Tri ditë më parë, në Komisionin e Ekonomisë u konsumua një debat rëndësishëm.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i ka propozuar Kuvendit shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, zonjës Enkeleda Shehi. Bordi në relacion pretendon se Shehi ka firmosur urdhra të paligjshëm, ka kërcënuar me gjeste bordin, apo ka punësuar persona në konflikt interesi.

AMF-ja është autoriteti që mbikëqyr tregun e siguracioneve në Shqipëri.

Ndërsa drejtoresha Shehi gjendet në shënjestër të bordit të saj, ajo ka bërë disa deklarime të ‘çuditshme’ në komision, duke sulmuar vartësit e saj, duke pranuar se ka firmosur dhe vendime të kundërligjshme apo duke vënë theksin tek fakti se shkollën e ka përfunduar në qytet.

Hashtag.al ofron të zbardhur momentet më ‘pikante’ të debatit të zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë:

DEBATI NË KOMISION:

Pajtim Melani (Kryetar i bordit të AMF): ‘Po ju rendis pikat që na çuan në këtë vendim (kërkesë për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të AMF-së), vendim që nuk është kundër personit, por është për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar në vend, për të siguruar konsumatorët e investitorët e tregjeve që ky institucion funksionon”.

Pika e parë e vendimit i referohet një refuzimi konsistent të drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv për të zbatuar rezolutën e Kuvendit.Së dyti, me një konsistencë, nuk e di, për një person që ka kaq kohë në administratë është e pafalshme. Një nga anëtarët e bordit, në këtë rast drejtori, refuzon të kundërfirmosë një vendim të miratuar në një organ kolegjial siç është bordi. Vonesa ka qenë 5 ditë. Në argumentet që u sollën në mbledhjen e bordit të datës 21 shkurt, argumenti nga Drejtori i Përgjithshëm ishte “më kanë penguar stafi” në fakt ishte e kundërta. Sekretari i bordit bashkë me stafe të tëra është penguar të ushtrojë funksionin e tij…

Sipas ligjit, në Autoritet është e ndaluar të punësohen punonjës që kanë qenë në organe drejtuese të shoqërive apo subjekteve që janë në mbikëqyrje. Pavarësisht kësaj, në pozicionin e këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv është miratuar një zonjë që vinte nga këshilli mbikëqyrës i një shoqërie sigurimi. Drejtori është bërë me dije për këtë shkelje por nuk ka marrë asnjë masë, këshilltari i sipër cituar vazhdon ende edhe sot e kësaj dite në detyrë, madje ka kurajon t’u drejtohet me shkresa gjithë autoriteve të vendit për të kundërshtuar një mbledhje bordi, për të cilën s’kishte pse të kishte akses.

Një pikë që s’do të doja të ndodhte, është komunikimi jo etik, e jozyrtar, ne kemi shënuar (të katër anëtarët e bordit) si jo i denjë për këtë autoritet. Nuk mundet as të përplasësh tavolinën në mbledhjen e bordit dhe as t’u imponosh vendim-marrje anëtarëve të bordit, të cilët kanë qenë të pavaruar e të pandikuar nga ndonjë forcë tregu. Kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike, fillimisht ndaj kryetarit, ju jeni koshient për një sërë letrash të ardhura në Kuvend. Më pas edhe me të tjerët. Këto çështje na kanë surprizuar negativisht pasi nuk mund të shpifësh e të thuash fjalë të pavërteta për asnjeri sot.

Nga dy auditime të bëra, rezulton se ka një keqmenaxhim permanent të burimeve njerëzore të autoritetit aq sa janë vënë në alarm edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sidmos Banka Botërore.Janë tre tregje nën asistencën e Bankës Botërore. Ekspertët e BB-së bashkë me ekspertë të FMN-së kanë organizuar në Janarin e vitit të shkuar, thirrje për konferencë në kushte shtëpie.

Pra nëse në Washington koha ishte e tillë dhe ata nuk ishin në zyrë, ata ishin aq të shqetësuar sa flisnin në konferencë në kushte shtëpie, pasi ishin të interesuar që AMF-ja të mos humbiste kapacitetet e saj (punonjësit e trajnuar).

Rreth 8 persona të larguar e një numër  i madh masash disiplinore, e njëjta histori ka ndodhur edhe në 2016-ën.

Enkelejda Shehi(drejtoreshë e AMF) : Vendimi i Autoritetit, i datës 21 shkurt për shkarkimin tim, u kam përgatitur nga një dosje me dokumentet që vërtetojnë, që nga fillimi deri në fund, që ky është një vendim i paligjshëm, absurd, i gabuar dhe për më tepër qesharak.

Ai zgjatet e zgjatet me një rregullore pune ku përcaktohen qartë procedurat për emërimet e punonjësve të autoritetit.

Në këtë vendim të bordit, nuk ka asnjë shkelje financiare, as abuzime, as shkelje të ligjit nga ana ime. Jemi marrë me muaj me  ç’rregulimet e këtij bordi që prodhon vetëm sherre dhe tensione të panevojshme.

Vetë esenca e kesaj çështjeje është qesharake. Ju po ju kërkohet të shkarkoni  drejtuesen e institucionit të dytë rregullator të tregjeve financiare më të rëndësishëm në vend, pas Bankës së Shqipërisë, sepse nuk ka firmosur më datë 3 por më datë 7 një rregullore që për mua dhe ekspertët ligjorë të Autoritetit është komplet e paligjshme.

(përmbledh arritje…)

Rezuluta e Kuvendit ka dalë në Dhjetor të vitit 2016, dhe pavarësisht vonesës së saj, Autoriteti e ka zbatuar atë.

Lidhur me udhëzimin dhe pse kam firmosur kundër dhe si drejtuese e kam firmosur ku më cakton ligji. Firmosja e këtij udhëzimi e prishi planin e kryetarit te brodit kundër meje, plan i komanduar dhe i dirigjuar këtu.

Erjon  Braçe: Stop, zonjë ju nuk mund të gjykoni këtu.

Enkeleda Shehi:  Për ju, unë kështu gjykoj. 

Braçe: Opinionet për mua këtu nuk mund t’i bëni ju. Nuk lejoj askënd që para këtij komisioni të vij këtu e të merret me thashetheme, unë veproj në bazë të shkresave nëse keni shkresën time, vazhdoni, përndryshe kursejeni. 

Enkeleda Shehi: E kam firmosur atë vendim, megjithëse i paligjshëm. Kryetari i bordit i gjendur para një vendimi të firmosur nga ana ime, dhe pasi nuk kishte më argumente, nuk e mori në konsideratë firmosjen. Kryetari i bordit formuloi këtë vendim absurd, dhe në fakt të gjitha procedurat që nga gjeneza e vet kanë qenë fund e krye në shkelje të ligjit që nga pika e rezolutës dhe deri te vendim-marrja e këtij bordi komplet të paaftë.

Lidhur me pikën për mungesë profesionalizmi, mund t’ju them që një nga anëtarët e bordit me informacionin që qarkullon thuhet se nuk ka as shkollim fare.

Më lejoni të theksoj edhe diçka tjetër, vendimi që po trajtojmë sot është miratuar nga një bord mediokër i firmosur nga një kryetar me një arsim mediokër dhe me një zv/drejtoreshë që siç e përmenda më lart që kam dyshimet e mia nëse ka shkollim apo jo.

Të cilën nuk mund të krahasohen me punën që kam bërë unë, apo shkollimet e mia. Të cilat po ua rendis: Jam diplomuar me medalje ari që nga klasa e parë deri në gjimnaz në një nga gjimnazet më të mira të Tiranës dhe jo në gjimnaz fshati. Jam përzgjedhur si një nga katër studentët më të mira të degës së matematikës me mesatare mbi 9.3/..

Përsa i përket etikës e integritetit, le të flasin të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar, që për fat një pjesë të madhe prej tyre i kam pasur ose në një klasë ose në një lagje, se si kam punuar, e çfarë integriteti apo etike gëzoj unë. Në lidhje me integritetin, më lini të jap një shembull lidhur me integritetin e kryetarit tonë të bordit, i cili duke qenë kryetar i bordit të AMF-së paraqitet pranë zyrave të tatimeve të shtetit shqiptar duke mbrojtur interesat e privatit në kurriz të interesit të AMF-së, ose të shtetit shqiptar. Ky është integritet, një nga shembujt.

Po më duket sikur jemi në ato gjyqet e kohës së diktaturës, kur 4 persona injorantë…”

Erjon Braçe: Stop zonjë edhe një herë. Kam 10 minuta që dëgjoj fyerjet tuaja. Nuk e kam mbaruar shkollën në fshat por kam shumë respekt për ata që e kanë mbaruar në fshat dhe kam respekt për cilindo që ka votuar ky komision, siç të ka votuar dhe ty. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat