Berisha dënon dhunën ndaj gazetarit: Prokuroria të hetojë lidhjen e banditëve me Ramën

Shqipëria

Berisha dënon dhunën ndaj gazetarit: Prokuroria të hetojë lidhjen e banditëve me Ramën

Më: 8 mars 2017 Në ora: 20:08
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dënuar dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për sulmin si një hakmarrje ndaj portaleve kritike të qeverisë.

Në një status në Facebook, Berisha i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për të këtë rast dhe të zbulojë lidhjet e banditëve me qeveritarët, veçanërisht me Kryeministrin Edi Rama.

Statust në Facebook i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rama shperthen me dhune fizike ndaj portaleve qe nuk i kontrollon! Goditet gazetari Elvi Fundo!

Te dashur miq, ne nje akt banditesk sulmohet dhe goditet sot nga bandite te qeverise gazetari dhe drejtuesi i nje portali kritik ndaj Rames dhe Peleshit, Elvi Fundo.

Ky akt kriminal vjen pas nje seri sulmesh te egra verbale te Edi Rames ne veçanti ndaj portaleve qe ai nuk i kotrollon. Urrejtja e tij e papermbajtur ndaj tyre shpertheu me dhunen fizike ne mes te rruges ndaj gazetarit Fundo por edhe ne fjalen qe ai mbajti sot me rastin e 8 marsit para grave te mazhornces se qelbesirave, ku sulmoi eger ata qe deformojne, fallsifikojne te verteten duke nenkuptuar me kete portalet.

Duke i uruar sherim te shpejte gazetarit Fundo dhe denuar me ashpersine me te madhe kete dhune kriminale te Edi Rames, i bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjen e banditeve me qeveritaret dhe personalisht Edi Ramen, per te vendosur para ligjit autoret e ketij aktij te shemtuar! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat