Berisha tregon tunelet ku janë fshehur kontenierët me mbetjet të rrezikshme

Shqipëria

Berisha tregon tunelet ku janë fshehur kontenierët me mbetjet të rrezikshme

Më: 8 mars 2017 Në ora: 23:55
Tunelet që sipas Berishës fshehin mbetjet e rrezikshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një pedagogu që hedh idenë ku janë fshehur mbetjet e ardhura nga Italia në 1300 kontenierë që sipas një portali italian nuk dihet ku kanë përfunduar.

Sipas denoncimit, banorët e fshatrave rreth malit Shpirag kanë të dhëna se në tunelet dhe bunkeret e asaj zone janë groposur helmet kimike dhe lëndët radioaktive të ardhura nga Italia.

Banorët e zonës kanë parë në gusht-shtator 2016 kamionë të shoqëruara nga ushtria. Për këtë Berisha i bën thirrje prokurorise të hetoje me përgjegjësinë më të madhe “keto informacione tronditese”.

Mesazhi i postuar nga Berisha

"Pershendetje Zoti Berisha. Une jam pedagog universiteti desha te ju informoje se banoret e fshatrave prane malit Shpirag jane shume te tronditur mbasi ata kane dyshime shume te forta qe nje pjese e konteniereve me helme kimike dhe radioaktive nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit mund te jen futur ne tunelet e komunizmit.

Po ne kete perudhe ka banore qe thone se kane konstatuar levizje shume te dyshimta komionash te huaj dhe autokollonash te shoqeruara nga ushtria

Ju lutem shume ngrijeni zerin dhe kerkoni te kontrollohet çdo tunel galeri dhe bunker mbasi depozitimi i lendve radioaktive apo helmeve kimike mund te kete pasoja katastrofale per qytetin e Beratit dhe vete Shqiperine nese dyshimet per fshehjen/groposjen e mbetjeve kimike rezultojne te verteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat