Detaj / Berisha nuk merr pjesë në asnjë komision parlamentar si deputet

Shqipëria

Detaj / Berisha nuk merr pjesë në asnjë komision parlamentar si deputet

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:04
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, i cili vazhdon të mbajë rekordin si deputeti që ka folur më shumë në Parlament, mesa duket e shfrytëzon në maksimum seancës së të enjtes parlamente për të dhënë mesazhet dhe për të reaguar ndaj qeverisë, kjo për një arsye që lidhet me veprimtarinë e tij politike.

Berisha, ish kryeministër dhe ish drejtues i PD-së, deri më tani nuk ka marrë pjesë asnjëherë në punimet e komisioneve parlamentare që mbahen gjatë ditëve të javës, por mjaftohet vetëm me seancën e së enjtes, ku sigurisht që tejkalon çdo afat të përcaktuar në rregulloren e kuvendit për secilin diskutant. Por prej tre seancash plenare Berisha ka munguar së bashku me deputetët e tjetër të opozitës, kjo për shkak të vendimit të tyre për të bojkotuar parlamentin deri në një moment që qeveria të bie dakord me kushtet e tyre, ku kryesorja është krijimi i një qeveria teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat