Afrim Krasniqi: Vendi mund të hyjë në krizë institucionale

Shqipëria

Afrim Krasniqi: Vendi mund të hyjë në krizë institucionale

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:20
Afrim Krasniqi

Politologu Afrim Krasniqi paralajmëron një thellim të krizës politike në vend nëse palët nuk ulen dhe negociojnë. Në studion e lajmeve të Ora News Krasniqi u shpreh se palët politike protestën nuk duhet ta shohin si një grup njerëzish, por si një krizë të mundshme institucionale.

Krasniqi: Ky është një përshkallëzim i situatës politike nga një krizë e thjshtë politike në një krizë institucionale politike. Në momentin që opozita deklaron që nuk ka një vendim të qartë për pjesëmarrjen ne zgjedhje dhe bojkoton parlamentin dhe praktikat zgjedhore të prashikuara nga kodi zgjedhor do të thotë se kriza politike hyn në një nivel të ri dhe do të duhet që palët politike të mos mendojnë protestën si një grup njerëzish që protestojnë në rrugë por si një krizë e mundshme institucionale e cila në muajt e ardhshëm sidomos në muajin e ardhshëm kur fillon regjistrimi real i subjekteve mund të ketë shumë probleme.

Sipas të dyja palët po shkojnë në të njëjtin drejtim, mazhoranca nuk ka një ofertë për opozitën dhe kjo e fundit nuk ka një mekanizëm për dialog.

Krasniqi: Është hera e parë që ne shkojmë në zgjedhje me një kod zgjedhor të papërmirësuar. Së dyti do të thotë që mazhoranca nga ka një ofrtë për opozitën. Në vend që parlament të shtynte me një muaj do të duhej që edhe komisioni i ngelur i mazhorancës, edhe mazhoranca të ofronte një paketë ligjore dhe ti propozonte një seancë për miratim. Palët po i përdorin zgjedhjet për axhendat e tyre politike dhe po shkojnë në drejtime paralele ky është një sinjal negative edhe për standardin e zgjedhjeve.

Opozita ka refuzuar dukshme me refuzimin e pjesëmarrjes parlamentare sepse po merr një kosto të madhe edhe për vendin për shkak të mosvotimit të ligjeve të reformës në drejtësi dhe së dyti për shkak se nuk ka një alternativë të vetë që ofron mekanizma të negociatave. Ai duhet të vepronte në mënyrë parpalele, protesta në rrugë është zgjedhje dhe është normale, por mekanizmi për negociata duhet të jetë një derë e hapur sidomos për ata miq ndërkombëtarë.

Krasniqi tha se faktori ndërkombëtar duhet të japë një mesazh të qartë, sepse palët kanë bërë një kompromis të heshtur që mos ketë reformë në drejtësi.

Krasniqi: Faktori ndërkombëtar dhe dy ambasadorët duhet të jepnin një mesazh të qartë. Si është e mundur që praktikat e qarta kushtetuese të nëpërkëmben dhe me klauzola të vogla ligjore të pamundësohet zgjedhja e elementëve që kemi parë deri tani. Kjo është një lojë me maska përpara faktorit ndërkombëtar dhe një kompromis i heshtur i palëve që mos ketë reformë në drejtësi. Nëse vërtet politikanët duan reformën në drejtësi është momenti për ta thënë  qartë dhë për të bërë akte konkrete që kërkojnë këtë gjë.

Krasniqi foli  për dy rrugë që mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kjo situatë.

Krasniqi:  Dy rrugë ka, një rrugë është ajo që quhet në emër të popullit nëse opozita do të arrijë të bashkojë pafundësisht njerëzit dhe të bëjë praktiakt që kanë bërë vendet e tjera dhe rruga e dytë është rruga institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat