Tahiri jep dorëheqjen, ja për çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha

Shqipëria

Tahiri jep dorëheqjen, ja për çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha

Më: 11 mars 2017 Në ora: 16:22
Sali Berisha

Në momentin që u dha lajmi se Saimir Tahiri po zhvillonte një takim me kryeministrin Edi Rama, ku po diskutohej dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sali Berisha publikoi një shkrim në “Facebook”. Ish-kryeministri ka postuar një status ku flet për çështjen e kontejnerëve të mbetjeve. Sipas Berishës, “të gjitha rrugët e depozitimit të helmeve të çojnë te Don Edvini!”

“Në Shqipëri, ka një bashkëpunim të fshehtë, në të gjitha nivelet e shtetit me krimin dhe trafikun e drogës. Gazetari i mirënjohur italian, Carloalberto Rossi nga hetimet e tij arrin në përfundimin se: -Të gjitha rrugët për zhdukjen e 1400 kontejnerëve apo 30 mijë ton plehra të çojnë në Shqipëri dhe tek Kumbara i saj, fjala është për Don Edvinin! -Fitimet me plehrat janë të njëjta me fitimet nga droga -Nga Italia janë nisur 2600 kontejnerë me plehra për në Maqedoni -Edi Rama papritmas dhe në mënyrë të rrufeshme në kohë me lëvizjen e kontejnerëve bëri ligjin për importin e plehrave nga jashtë. -Edi Rama ka miratuar ndërtimin e tre impianteve të mëdha në Elbasan, Tiranë, Fier për djegien e plehrave me kapacitet shumë herë më të madhe se sasia e plehrave që prodhohen në vend. -Në të tre këto impiante pronare është e njëjta kompani italiane me një partner shqiptar që asnjëri nuk e di kush është. Flitet se në Elbasan është një ministër. (Ahmetaj, shënim i imi). -Rama pa u ndjerë ka miratuar para ca kohë një ligj që rregullon trajtimin e mbetjeve radioaktive, të cilat në Shqipëri nuk i prodhon askush, dhe që lejon tranzitimin -Në Shqipëri, ka një realitet të degraduar institucional dhe bashkëpunim të fshehtë mes elementëve shtetërorë, në të gjitha nivelet, me krimin, përfshi organizatat kriminale që kontrollojnë prodhimin e kanabisit dhe trafikimin ndërkombëtar të kanabisit dhe llojeve të tjera të drogës. Autori le te kuptohet se dokumentet e hyrjes në Durrës të 2600 kontejnerëve me plehra toksike ekzistojnë. Sb”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat