Berisha ‘tallet’ me ministrat e rinj të Ramës

Shqipëria

Berisha ‘tallet’ me ministrat e rinj të Ramës

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:09
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar emërimet më të fundit në qeverinë e kryeministrit  Edi Rama. 

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha i ka marrë më radhë ministrat e rinj të Ramës, duke i cilësuar si ministra të lidhur me krimin dhe të korruptuar. 

Statusi i Berishës:

Emerimet e reja ne qeverine e Kanabistanit!

Te dashur miq, mediat njoftojne se: -Ministria e droges i besohet Fatmir Droges, qe me vellain e tij kryekspert, trafikant nderkombetar droge, Arianin te denuar ne Itali, Venezuele dhe Ekuador, do siguroje trafikun e drogave te forta ne Shqiperi. Vella Ariani kontrollon per llogari te familjes trafikun e droges ne Vlore,Fier!Fatmiri si minister drejtesie e lehtesoj para drejtesise italiane duke mashtruar dhe paraqitur vllaçkon si te infiltruarin e antidroges shqiptare!

-Shendetesia ju besua ndrikulles Manastirliu, asistentes me çizme ne te gjitha vjedhjet te famozit Beqaj.

-Ministria e meshires dhe perdellimit i besohet ndrikull Oltes, e cila thuajse eshte rritur ne strehen varfnore te humanistes se famshme Shemsie Kadrise por qe ngrihet ne pergjegjesi sepse mami Neta e ka si dy here çupen e saj!!

-Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit te betuar me ze dhe figure se ne pushtet do vjedhim me lezet. Per kujtese, Shalsi perjetoi nje depresoin te thelle, thuhet me tentativa suicidale sepse krushka e pare nuk i dha asnjerin nga 8 apartamentet qe Shalsi nenkryetar bashkie i kishte marre me lezet si dhurata por qe i kishte vendosur ne emra te krushkes dhe rrethit te saj. Shalsi eshte serioz, do te vjedhe me lezet! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat