Berisha ndjek live intervistën e Ramës, ja çfarë i ka tërhequr vëmendjen më shumë

Shqipëria

Berisha ndjek live intervistën e Ramës, ja çfarë i ka tërhequr vëmendjen më shumë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 23:55
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha

Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ka ndjekur me interes intervistën e pasardhësit të tij në qeveri, Edi Ramën në Top Channel, ku fokusi më i madh ishte pikërisht në shkarkimin e katër ministrave, ku Saimir Tahiri ishte më kryesori.

Teksa në tv klan ishte në një interviste kreu i opozitës Lulzim Basha live nga ‘çadra e lirisë’ për emisionin “Opinion”, mesa duket interesi më i madh për Berishën këtë mbrëmje ka qenë pikërisht argumentet e Ramës për shkarkimin  Tahirit. “A ekziston respekt njerezor per kete njeri, qofte dhe per vehten e tij, pyetjes pse e shkarkove Tahirin? Ai pergjigjet:nuk e kam shkarkuar Tahirin?!?!”, shkruan Berisha duke postuar edhe një phesë nga fjala e Ramës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat