Ish-kryeministri Berisha: Ju tregoj mesazhin që i kam dërguar Vlahutin-it

Shqipëria

Ish-kryeministri Berisha: Ju tregoj mesazhin që i kam dërguar Vlahutin-it

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:25
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot në çadrën e protestës se ambasadorët Lu dhe Vlahutin u reshtuan krah Ramës për hartimin e reformës në drejtësi.

Berisha tregoi se i kishte dërguar një mesazh ambasadores së BE-së Romana Vlahutin ku i thoshte se ajo po destabilizon vendin.

Berisha vuri theksin te fakti që drafti i reformës në drejtësi është bërë nga specialistë të financuar nga Soros.

"Në vitin 2014 Presidenti Nishani thirri forcat politike për të bërë reformën në drejtësi. natyrisht Nishani i thirri për t’i inkurajuar, pasi reformën do ta bënin forcat politike. Por cfarë ndodhi?! Rama e mori në dorë reformën dhe aktin e parë që bëri përjashtoi opozitën. Çuditërisht në krah të Edi Ramës u reshtuan edhe guvernatorja, edhe në një farë mënyre më pak ambasadori Lu. Por Vlahutin me deklarata të njëpasnjëshme, sa u detyrova ti përgjigjem që ti me këto deklarata po çon drejt destabilizimit Shqipërinë.

E bënë draftin me specialistë të huaj, të paguar nga Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë, që përdor paratë për të korruptuar politikan. E bën draftin pa ne, Venecia e përmbysi. Në 16 nene projekti i jepte në dorë Ramës drejtësinë. Urdhëroni të ulemi ta bëjmë bashkë. Jo jo thanë. E bënë përsëri vetë, por përsëri Venecia ia rrezoi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat