Basha në inagurimin e rrugës që merr emrin, Donald Trump

Shqipëria

Basha në inagurimin e rrugës që merr emrin, Donald Trump

Më: 18 mars 2017 Në ora: 11:14
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në  inagurimin e rrugës  Donald Trump ne Bashkinë Kamëz.

Basha në fjalën e tij tha se,  shpreh respektin dhe mirënjohjen për Kamzën dhe  se “jemi këtu për të inaguruar një vepër infrastrukturore që merr emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump”.

“Ky qytet ka patur një bum të madh investimesh me kopshte, shkolla, infrastrukturë dhe kështu ndosh kur qytetarët vendosin të ndërtojnë një qytet të ri. Ky investim është kontribut i pushtetit vendor sepse qeveria e ka përjashtuar nga investime sepse ju jeni vendi i lirisë. Falenderoj kryetarin e Bashkisë se ky bulevard merr emrin Donald Trump”, tha Basha.

Në vijim, Basha u shpreh se: “Zgjedhjet e  lira dhe të ndershme rrezikohen nga njëriu që lidhet me krimin e organizuar dhe drogën. Qytetarët ia plasin në sy të vërtetat siç ndodhi dje në Shkodër, siç ndodh në rrjete sociale. Edi Rama sulmon opozitën, madje dhe presidentin e SHBA-së , nisur kryekëput nga interest e tij personale.

Basha më tej, në fjalën e tij premtoi rritje pensoneve, investime të fuqishme publike duke e bërë Shqipërin vendin me taksa me të ulta, me çmimin e ulët të energjisë dhe naftës dhe do të luftojmë për ti bërë realitet.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i dorëzoi çertifikatën e Presidentit të SHBA-së, Donald Truumb si,  Qytetar nderi i Kamzës për t’ia dorëzuar Presidentit të SHBA-së, kurdo që kryetari i PD-së Basha të vizitojë SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat