Për Itali me drogë/ Si u prangosën shoferët e autobusit dhe 60-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Për Itali me drogë/ Si u prangosën shoferët e autobusit dhe 60-vjeçari në Shkodër

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:55
Droga

Policia Kufitare ka goditur një tjetër tentativë për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Mësohet se gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, autobusit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë Zef Perndoj dhe në pronësi të Agostin Arra,  në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan 25 KG  lëndë narkotike "Cannabis Sattiva".

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të poseduesve të drogës, përkatësisht:

Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj, Shkoder, Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” dhe Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.

Ndërsa, nga veprimet e para hetimore të kryera nga policia bëhet e ditur se tre personat e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE

Në lidhje me ngjarjen, materialet procedurale, policia ja ka referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat