"Po vdes" Drini, lumi është kthyer në ujëmbledhës të ujërave të zeza

Shqipëria

"Po vdes" Drini, lumi është kthyer në ujëmbledhës të ujërave të zeza

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:20
Lumi Drin

Rënia e nivelit të ujit të lumit Drin në Lezhë ka nxjerrë në pah ndotjen e tij si pasojë e derdhjes në të të ujërave të zeza të qytetit.

Ekspertë të mjedisit e cilësojnë situatë alarmante, pasi përveç dëmtimit të ekosistemit, ujërat e Drinit përfundojnë në det. Lumi Drin në Lezhë është kthyer pothuajse në një lumë të vdekur, pasi prurjet janë të pakta, dhe të ndotura. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga eksperti i Mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja ujëmbledhëse e këtij lumi është zvogëluar nga ndëprerja e prurjeve që janë devijuar në lumin Buna.

Gjini thotë se në këtë lumë shkarkohen dhe ujëra të zeza, ndaj sipas tij është e nevojshme që nje pjese e prurjeve që shkojnë në Buna të rikthehen në lumin Drin për ta gjallëruar faunën ujore dhe eleminuar sadopak ndotjen. Ujërat e lumit Drin derdhen të gjitha në det, çka sipas ekspertit të Mjedisit, Jak Gjini, ka sjelle ndotje masive dhe të bregdetit të Shëngjinit. Situata më e rëndë është gjatë muajve të verës, ku zona ka mbipopullim nga pushuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat