Këshilltari i Metës: Kushdo që akuzon LSI-në për tradhti ka 1 qëllim: Të ketë emrin në listë për deputet

Shqipëria

Këshilltari i Metës: Kushdo që akuzon LSI-në për tradhti ka 1 qëllim: Të ketë emrin në listë për deputet

Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:33
Ilir Meta dhe Emiljano Aleksi

Pas akuzave të deputetit të PS-së Namik Kopliku se LSI ka tradhtuar besimin e votuesve në 2013, të cilët e mandatuan për qeveri me socialistët reagoi edhe këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi.

Kopliku u shpreh se për rrjedhojë PS dhe LSI duhet të dalin të vetëm ën zgjedhje.

Por sipas Aleksit këto deklarata nuk janë gjë tjetër veçse një “bërje qejfi” ndaj kryetarit të partisë për ta pasur emrin në listën për deputet.

Reagimi i Aleksit

Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.

Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.

Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.

Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të "Nje Milion votave" të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.

Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:

E mbajta në krah tërë ditën

Edhe zemër i dhash...Mbahu!

Të nesërmen në fshat kur arritëm,

U tha të tjerëve:

Më rrahu !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat