Gjosha: Zgjedhjet bëhen për qytetarët, politika duhet të japë garanci për ta

Shqipëria

Gjosha: Zgjedhjet bëhen për qytetarët, politika duhet të japë garanci për ta

Më: 6 prill 2017 Në ora: 13:07
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim Eduard Auer, Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, EEAS.

Në fokus të këtij takimi, ishte situata politike në vend. 

Ministrja Gjosha theksoi  se dialogu mes palëve,  është i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Zgjedhjet të cilat ne i kemi dhe një kriter shumë të rëndësishëm për procesin e integrimit,  janë një e drejtë legjitime dhe bëhen për qytetarët. Klasës politike i takon të japë garanci për këto zgjedhje”, tha Ministrja Gjosha.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi si kusht për hapjen e negociatave, bashkëbiseduesit theksuan se zgjidhja e ngërçit politik do t’i hapte gjithashtu rrugën zbatimit shpejtë  të kësaj reforme, veçanërisht ligjit të vettingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat