Sekretari i përgjithshëm i LSI: Qytetarët duan besim dhe zgjidhje nga politika, jo retorikë boshe

Shqipëria

Sekretari i përgjithshëm i LSI: Qytetarët duan besim dhe zgjidhje nga politika, jo retorikë boshe

Më: 8 prill 2017 Në ora: 15:44
Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari

Nga një takim me aktivistët e LSI në zonën e Matit, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari u shpreh se politika duhet t’i japë zgjidhje problematikave që kanë qytetarët dhe jo t'i fryjë ata me retorika boshe.

Braimllari tha se shqiptarët kanë nevojë për besim e shpresë dhe jo për konflikte të kota.

“Fokusi i politikës sonë, i politikës së Lëvizjes Socialiste për Integrim janë qytetarët. Kjo politikë duhet t’i shërbejë zhvillimit të vendit. Shqipëria nuk ka nevojë për retorika boshe, por ka nevojë për zgjidhje konkrete. Vendi nuk ka nevojë për konflikte, por ka nevojë për shpresë dhe besim”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Duke folur për situatën politike, Braimllari tha se shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde dhe që çdo vendim të jetë në interes të qytetarëve.

“Vendimet që merr politika duhet të merren në interes të shqiptarëve, dhe shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde”, -tha Braimllari.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, duke folur para të pranishmëve u shpreh se zgjedhjet janë pronë e qytetarëve dhe se vota e tyre nuk ka çmim. Spahiu theksoi se LSI do ta rikthejë Fondin Shqiptar të Zhvillimit në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve.

“Zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim! Hashashi dhe zgjedhjet e lira e te ndershme janë e kundërta e njëra tjetrës.  LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve! Sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash!”, - deklaroi Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat