Berisha: Saje Qorri e largoi nga puna Artan Cukun dhe e la në duart e krimit

Shqipëria

Berisha: Saje Qorri e largoi nga puna Artan Cukun dhe e la në duart e krimit

Më: 9 prill 2017 Në ora: 11:08
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur dje në Tiranë, aty ku humbi jetën ish- komisari i Vlorës, Artan Cuku.

Berisha e cilëson një krim me sfond shtetëror, ndërsa akuzon ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e pushoi pa të drejtë nga puna.

Reagimi i Berishës

Nje krim i shemtuar, nje vrasje me sfond shteteror.

Te dashur miq, mbreme u ekzekutua ne nje atentat mafioz nje ish drejtues i larte i policise se shtetit, Artan Cuku. 

Artan Cuku per 16 vite me radhe kreu detyra te rendesishme, si nendrejtor i Drejtorise se Tiranes dhe Drejtor i drejtorise se Vlores. 

Ne 16 vite ne policine e shtetit ai u karakterizua nga guximi, perkushtimi dhe integriteti ne luften kunder mafies trafiqeve dhe krimit. 

Ne fund te vitit 2013 Saje qorri e largoi ate nga drejtor policiet te Qarkut te Vlores per interesa te trafiqeve te tij dhe klanit te tij duke e lene si hakmarrje ne duart e trafikanteve, krimineleve me te cilet ai ishte perballur ne zbatim te ligjit.

Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se te ndjeri Artan Cuku, denoj me ashpersi te madhe kete krim te shemtuar me sfond shteteror dhe i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te beje cdo perpjekje per identifikimin e autoreve si dhe sfondin shteteror te kesaj vrasje per shkak te detyres. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat