Lumë komentesh e ankesash në FB-në e Ramës, kryeministri i “përvishet” të gjithëve

Shqipëria

Lumë komentesh e ankesash në FB-në e Ramës, kryeministri i “përvishet” të gjithëve

Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:31
Edi Rama

Një lumë komentesh kanë vërshuar në rrjetin social të kryeministrit, teksa Rama ka publikuar LIVE në “televizionin” e tij evenimentin për inaugurimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Pyetjet kanë qenë të shumta, ashtu si edhe ankesat e qytetarëve drejtuar Ramës. Por kryeministri i është “përveshur” të gjithëve, e sidomos atyre komentuesve që kanë bërë ankesa apo kritika për qeverinë.

Komentuesi: Cdo behet me emigrantet? A mund te votojne ne shtetet qe jetojne? Me ty Z.Rama deri ne fund

Rama: Jo Aneta sepse duhet te bejme regjistrimin qe nuk u be 25 vjet dhe kerkon ende kohe, po ti mund te besh me shume se sa te votosh vete! Bind me telefon 10 te tjere te votojne edhe per Shqiperine qe do ti

Komentuesi: Po nje landfill per politikanet dhe gjyqtaret e prokuroret ,e korruptuarpor jo kaq modern sepse nuk e meritojne kur do te kete ?

Rama: Vetingu

Komentuesi: Ky Edhe pse vjedh popllin se harron bie Investor ne shqiperi jo si ne kosov po Ju lypin Ka 3 milion e Pi shtin me ik nga biznisi

Rama: Ore Dominik ku je ketu ne Cader je qe thua ky vjedh popullin! Turp per ty, je edhe nga Kosova, e flet sikur je ndry ne Cader nga frika e drejtësisë

Komentuesi: Shum bukur Po shurren e cytetareve cfar do i bosh? Un them boje electricite dhe shqiptaret mos i boj te paguajn energji sac kushton ari i zi

Rama: Andrea, paske pire shume birra sot dhe te paska dale gjuha jashte po ki kujdes ketu se te kap roja i etikes e del jashte megjithe gjuhen

Komentuesi: Popull i verber, nuk shikoni qe vendi po iken per lesh, eshte mbuluar me kanabis me tonelata dhe ka krim o korrupsion kudo, ju rrofshin fasadat

Rama: I verber eshte kushdo qe quan te verber popullin e tij o Hurmet, qe syte nuk te jepkan asnje sinjal lidhur me kete investim kolosal per shendetin, ekonomine, shoqerine e nje zone te tere qe deri dje lengonte mes helmeve te fushes me skandaloze te plehrave ne Europe

Komentuesi: o komentusa ca kujtoni se esht gje emir per ne elbasanllijt qe kemi kaq vjet qe helmohemi nga metalurgu

Rama: Jo Valmir, ti ne fakt s’ke faj, ishte me mire fusha e plehrave per ty, po rendesi ka qe per femijet e tu eshte shume me mire kjo qe u be, se ata s’kane faj pse ty te ben mendja qark te shkurter me Cadren

Komentuesi: nuk na ban pershtypje se ca bahet me plehna se i shohim cdo te ejte ne parlament

Rama: Ah Arben, qenke rende miku im, po largoju Cadres sa me pare se do mbetesh duke folur me vete dhe do te te qeshin dynjaja

Komentuesi: Me ty shqiperia drejt grope je turpi i popullit ik sa sesht vone se enverin eterhoqen zvarr eke rrallen ti seshpejti

Rama: Dashamir, gjynah bre si nuk i ke syte per te pare, veshet per te degjuar e koken per te menduar, po i paske lene te tera ne Cader gjynah

Komentuesi: Shume mire nqs eshte bere per plehrat tona dhe shume keq nqs po pergadit terrenin per imptortin e plehrave te napolit

Rama: o rri o Ogert se eshte injorance e madhe shume te beje njeriu kompetentin per gjera qe s’i di, se flet marrezira e behet qesharak pa e kuptuar! Si s’ju vjen zor akoma qe vazhdoni me budallalleqet e Cadres e te klubeve te katundit mediatik

Komentuesi: Sekuestrohen me ligjin “Antimafia” aksionet 1 milion euro të bashkëshortes së Alfred Pezës. po cfare deputetesh i kane mbetur keti me qe fshin komentet kur Saliu nuk fshin asnje koment?

Rama: Shoku Shpati mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet thote nje fjale e urte dhe komentet ketu i kap roja i etikes vetem kur shan si Saliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat