Rama-Meta, takim një orë e gjysëm në zyrën e kryetarit të Kuvendit

Shqipëria

Rama-Meta, takim një orë e gjysëm në zyrën e kryetarit të Kuvendit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:50
Edi Rama dhe Ilir Meta

Krerët e maxhorancës në Shqipëri, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar këtë paradite, një ditë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtarë.

Takimi që nisi rreth orës 09.30, zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje.

Kryeministri Rama ka qënë i shoqëruar në këtë takim nga Taulant Balla dhe Wngjëll Agaçi.

Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat