Ilir Meta sapo zgjidhet President, i pari që reagon është Sali Berisha

Shqipëria

Ilir Meta sapo zgjidhet President, i pari që reagon është Sali Berisha

Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:22
Kuvendi i Shqipërisë

Kreu i LSI-së, Ilir Meta sapo është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në raundin e 4 të votimit, me 87 vota pro dhe 2 kundër.

I pari që reagoi nga opozita edhe pse në mungesë ishte ish- kryeministri Sali Berisha.

Por Berisha nuk e ka me zgjedhjen e Metës, por me rengun që i bëri Edi Rama i cili sot u ul në parlament në karrigen e ish- kryeministrit.

Berisha shkruan se me këtë gjë tregoi se vuan nga kompleksi “Sali”.

“Miq, kjo foto e sotme deshmon dhe nje here se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit te Edipit, nga i cili vuan qe ne lindje, kompleksi i dyte i tmerrshem qe do ta shoqeroje edhe ne ate jete eshte Kompleksi Sali. Eshte i pashprese!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat