Thyen heshtjen - Meta President, Berisha: Rama mbylli çdo shteg për votën e lirë

Shqipëria

Thyen heshtjen - Meta President, Berisha: Rama mbylli çdo shteg për votën e lirë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 05:15
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka thyer heshtjen për zgjedhjen e zotit Ilir Meta, President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në fb, Berisha thotë se mazhoranca me në krye Edi Rama, me këtë akt të ri i mbylli çdo shteg që shqiptarët të votojnë të lirë, duke thelluar më tej krizën politike.

Berisha: Nje akt i ri per thellimin krizes! Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit.

Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.

Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat