Shpërthim pranë Prokurorisë në Tiranë

Shqipëria

Shpërthim pranë Prokurorisë në Tiranë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 23:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm raportohet para pak minutash në qendër të Tiranës nuk zonën e njohur si “9-katëshet” pranë prokurorisë së Përgjithshme.

Burime nga Policia e Tiranës thonë  se një automjeti i ishte vendosur lëndë plasëse.

Makina ka qenë tip Smart, e parkuar në një rrugicë në pjesën e pasme të godinës së Prokurorisë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat