Kukan uron Ilir Metën: Me ju në krye të shtetit, Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë

Shqipëria

Kukan uron Ilir Metën: Me ju në krye të shtetit, Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:22
Eduard Kukan dhe Ilir Meta

Deputeti i Parlamentit Evropian, ish ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Eduard Kukan uron Ilir Metën pas zgjedhjes në krye të shtetit shqiptar.

Kukan shkruan se me Metën Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë për president.

“Më lejoni t'ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me ketë zgjedhje Shqipëria beri zgjedhjen më të mirë.

Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton", shkruan Kukan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat