Basha takohet me Berishën pak para mbledhjes së grupit parlamentar

Shqipëria

Basha takohet me Berishën pak para mbledhjes së grupit parlamentar

Më: 2 maj 2017 Në ora: 17:33
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha po vijon prej më shumë se një ore një takim me ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Siç mëson media Basha takohet me Berishën pak para se të nisë mbledhja e grupit parlamentar e thirrur në orën 18:30.

Kjo mbledhje vjen në një situatë jo të qetë brenda PD-së, nëse kemi parasysh qëndrimet kritike të një ditë me parë të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit dhe Eduart Selamit.

Nuk dihet se çfarë do të vendoset në këtë mbledhje, ndërkohë që kryetari Basha pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama me ndërmjetësimin e Bujar Nishanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat