Berisha: Rama po i detyron nxënësit që të braktisin mësimin

Shqipëria

Berisha: Rama po i detyron nxënësit që të braktisin mësimin

Nga: A.M. Më: 2 maj 2017 Në ora: 20:36
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka denoncuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se po i detyrën nxënësit që të braktisin mësimin për të marr pjesë në takime.

Gjithashtu, Berisha ka publikuar një video ku shihen nxënësit duke hyrë në autobus.

Postimi i plotë:

Ne pranveren e braktisjes se madhe, nga Gramshi ne Elbasan ne takim me detyrim me Edvin Kristaq Ramen!

Te dashur miq, gjimnazistet e Gramshit lane sot mesimin dhe mbushin me detyrim kater autobuza per te degjuar ne Elbasan mashtrimet e reja, me te cilat Nastradin Rama, njeriu qe trefishoi tarifat e universiteteve, zevendeson mashtrimet e tij te vjetra.

Ai ne takim deklaron se shume kemi bere por kemi dhe shume per te bere, cka do te thote shume kemi mashtruar por 
kemi edhe me shume per te genjyer!

Me poshte keni mesazhin dhe videon e gjimnazistit dixhital. sb

"Doktor Dua të njoftoj se sot në Gramsh kane lene mesimin dhe janë nisur me detyrim 4 autobuza me nxënësit e klasave të 10,11 dhe 12 në takimin që do të bëhet sot në elbasan me Edi Ramën po ju nise dhe videon."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat