Presidenti grek Pavlopoulos uron Metën: Jam i sigurt tek kontributi juaj në marrëdhëniet tona

Shqipëria

Presidenti grek Pavlopoulos uron Metën: Jam i sigurt tek kontributi juaj në marrëdhëniet tona

Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:35
Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Metën në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, - shkruan Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar Metës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat