Berisha zbulon detaje nga takimi Rama - Basha: Ja pse nuk ka marrëveshje

Shqipëria

Berisha zbulon detaje nga takimi Rama - Basha: Ja pse nuk ka marrëveshje

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:56
Ish- kryeminsitri Sali Berisha

Ish- kryeminsitri Sali Berisha reagon pas takimit 3 orësh mes kreut të ekzekutivit Edi Rama dhe kryedemokratit Basha.

Berisha shkruan se nuk ka marrëveshje pasi Rama nuk pranon ta nxjerrë vendin nga kriza, por mban fort karrigen e vet.

Reagimi i plotë i Berishës

Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres! Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!

Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.

Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!

Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.

Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!

Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t'iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat