Berisha priti Zsolt Nemeth

Shqipëria

Berisha priti Zsolt Nemeth

Nga: A.M. Më: 4 maj 2017 Në ora: 15:44
Berisha priti Zsolt Nemeth

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është takuar me kryetar i komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin hungarez, Zsolt Nemeth.

Berisha se kjo vizitë e Nemeth  vjen në një moment të vështirë për vendin, i cili ndodhet në një situatë të paprecedentë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot prita në një takim zotin Zsolt Nemeth, kryetar i komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin hungarez, i cili shoqërohej nga ambasadori hungarez në vendin tonë zoti Antal Haizer si dhe sekretari për marrëdhëniet me jashtë i, partisë qeverisëse në Hungari, FEDEZ.

Zoti Nemeth më përcolli përshëndetjet e përzemërta si dhe mbështetjen e kryeministrit hungarez Orban. I shpreha kënaqësinë për këtë vizitë të zyrtarëve hungarez si dhe për mbështetjen dhe suportin që kryeministri Orban ka treguar gjithmonë ndaj Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Theksova se kjo vizitë e tyre vjen në një moment të vështirë për vendin, i cili ndodhet në një situatë të paprecedentë. Vendi ka kaluar kriza të vështira dhe situate delikate por ka dalë prej tyre nëpërmjet zgjedhjeve. Këtë herë, pikërisht zgjedhjet janë problemi. Ky kryeministër, i dyti pas Noriegës, vendosi të fuqizonte veten dhe pushtetin e tij nëpërmjet drogës.

Aktualisht raportet ndërkombëtare tregojnë se janë rreth mbi 10. 000 plantacione kanabisi të shtrira në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer vendin në një Narko-Republikë.

E njoha zotin Nemeth se në vitin 2015, eksponentë kryesorë të PS, nisën publikisht diskutimet për legalizimin e kanabisit, duke krijuar në këtë mënyrë një klimë miqësorë për kanabizimin e vendit.

Duke bërë kështu që në vitin 2016 vendi të mbulohet nga kanabisi. Plantacionet ruhen nga banda të armatosura dhe nën mbikqyrjen e plotë të policisë së shtetit dhe zyrtarëve lokalë. Kjo qeveri, në funksion të kësaj politike që në ditët më të para të saj shkatërroi plotësisht policinë kriminale dhe strukturat vendore të saj duke vënë në krye njërëz dhe oficerë të implikuar me krimin dhe drogën, të shkarkuar dikur nga vet qeveria socialiste.

Theksova se sipas statistikave zyrtare të Policisë së Shtetit, e cituar edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit, thotë se, Policia e Shtetit ka korrur këtë vit 2.5 milionë rrënjë kanabis, për të cilat nuk ekzistojnë dokumenta zyrtare as dhe vetëm për një ton të asgjësuar. Pak kohë më parë prokuroria denoncoi se droga nuk është shkatërruar sipas ligjeve të vendit, sipas të cilave droga e kapur sekuestrohet, administrohet dhe ruhet në prani të oficerit të prokurorisë, ndërkohë që asnjë zyrtar nga prokuroria nuk është ftuar të marrë pjesë në asgjesimin e drogës së kapur. Pra droga nuk është asgjësuar, por ka mbushur tunelet, depot e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore.

Opozita, në qindra e qindra reagime, deklarata ka denoncuar kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e policisë, ministrave dhe të vet Ramës me drogën. Kështu që sot, kundër saj janë jo vetëm armata e trafikanëve, kultivuesve, rojtarëve, pushtetarëve të drogës, por edhe miliardat e narko-eurove, me të cilat mund të blejnë edhe nj mijë euro çdo vote..

Pra Edi Rama ka ndërtuar narko- policinë, narko-deputetët, narko-pushtetarët e vet dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!

Shpreha gjithashtu shqetësimin dhe për për përdorimin e administraës publike dhe strukturave të shtetit në funksion të zgjedhjeve elektorale. E gjithë administrate, Policia, Ushtria, Garda etj janë kthyer në “patronazhistë” me detyrimin për të mbushur formularët me nr e ID Card dhe të telefonave të familjarëve, miqve dhe të njohurve të tyre që do votojnë për PS.

Në këtë kontekst e cilësova situatën në të cilën ndodhet vendi si të paprecedentë dhe shumë të rrezikshme por shpreha bindjen që PD sdo të lejojë që vendi të mbetet një Narko-Republikë por do ta nxjerrë atë nga kjo situatë.

Image
Fotografit gjate takimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat