Kandidatët që kanë pasur ‘punë’ me drejtësinë, KQZ publikon emrat. Ja cilët janë

Shqipëria

Kandidatët që kanë pasur ‘punë’ me drejtësinë, KQZ publikon emrat. Ja cilët janë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 15:30
Kuvendi i Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të 18 Qershorit.

Përpara se të miratojë listat KQZ kontrollon të shkuarën e kandidatëve, të cilët preken nga kufizimet e ligjit të dekriminalizimit si dhe plotësimin e kuotave gjinore.  Administrata e KQZ ka publikuar sot projektvendimet për miratimin e listave të shtatë partive, mes të cilave edhe PDIU dhe LSI.  

Panorama raporton se LSI në listat e saj ka tre kandidatë të cilët në të shkuarën kanë pasur ‘punë’ me drejtësinë, por që nuk ndalohen të kandidojnë.  

Klajdi Qama, i shtati i LSI në Berat, është gjobitur me 120 mijë lekë në vitin 2010 me akuzën e kanosjes, por që në apel gjoba i është ulur në 80 mijë lekë. 

Sokol Ponari i dyti në Kukës është dënuar me dy muaj burgim në vitin 2014 me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë, dënim i konvertuar në 60 orë punë në interes publik. 

Ndërsa Ylli Shehu, deputeti aktual dhe kandidati i 9-të në Tiranë në vitin ka deklaruae se është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës me akuzën për kontrabandë mallrash. 

REZULTATET E HETIMIT TË KQZ 

PARTIA LIBRA

 1. FLORIAN VRANA GJONI kandidat në listën shumë emërore të Partisë LIBRA me numër rendor 9 në zonën zgjedhore Qarku Vlore ka deklaruar nje denim penal me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande nr.56 dt.09.05.2007 per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” parashikuar nga neni 237/1 e K.Penal, denuar me 140 000 leke gjobe. Sipas shkresës me nr.3686/1 prot, datë 02.05.2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton i njëjti dënim me gjobë sikundër kandidati ka deklaruar 

2. DANIEL PERIKLI KOCI kandidat në listën shumë emërore Partia LIBRA me numër rendor 11 në zonën zgjedhore Qarku Fier nuk ka deklaruar asnje denim me vendim gjyqësor të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3686/1 prot, datë 02.05.2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se, DANIEL PERIKLI KOCI me vendimin Nr. 30 dt.23.01.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje eshte deklaruar fajtor per vepren penale “Drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt” parashikuar nga neni 291 e K.Penal dhe ne baze te nenit 406/1 te K.Pr.P eshte denuar me 20 dite burg. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

LSI

 1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 date 24.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K.P i dënuar me 120.000 lekë gjobë. Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

2. SOKOL REXHEP PONARI kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 02, Qarku Kukës ka deklaruar që është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për Kundravajtje Penale “ Punë në Interes Publik”. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, rezulton se z. Ponari me vendimin Nr.2582 date 04.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë Rendit Publik”, parashikuar nga Neni 236/1 dhe Nenit 406 K.PR.P është dënuar me 2 muaj burgim në aplikim të nenit 63 vihet të kryejë një punë në interes publik për një kohë prej 60 orësh. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

3. YLLI VESEL SHEHU kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 09, Qarku Tiranë ka deklaruar që është dënuar me gjobë me vendim gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “ Kontrabandë me mallra të tjerë “. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017,rezulton i njëjti dënim sikundër është deklaruar.

MEGA 

1. Kristo Vasillo Kaleshi kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës. Sipas shkresës me nr.3690/1, datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton z. Kaleshi me vendimin nr. 61 datë 16.07.1973 të Gjykatës së Rrethit Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare”, në bazë të nenit 199/1 Kodit Penal është dënuar me 3 vjet Heqje Lirie. Gjykata e lartë me vendimin Nr.1252 datë 30.08.1973 ka lënë në fuqi vendimin. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar. Referuar të ligjit nr. 138/2015, ky dënimi me 3 vjet burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa c. 

2. Dhimitri Fikip Buzuka kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Shkodër nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3690/1, datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se Z. Buzuka me vendimin Nr.124 date 14.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shkatërrim i Pronës, Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga Neni 89, 150, 55 Kodit Penal është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

PDIU 

1. SHKELQIM KADRI MURATI kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 08, Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Murati me vendimin Nr.242 date 07.12.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është deklaruar fajtor 

për veprën penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 K.P i dënuar me 100.000 lekë gjobë, “ Organizim i llogarive të palejuara” parashikuar nga Neni 197 K.P i dënuar me 50.000 lekë gjobë, “ Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” parashikuar nga Neni 198 K.P i dënuar me 50.000 lekë gjobë . Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar. 

2. Seit Jakup Fishta kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 01, Qarku Shkodër nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Fishta me vendimin Nr.534 date 23.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, falsifikim dokumenta, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Neni 172,25, 26, 188/1, 301, 55 Kodit Penal i dënuar me 5 vjet burgim. Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin nr. 47 datë 25.01.2008 ka vendosur deklarimin fajtor për veprën penale “ Falsifikim të dokumenteve”, “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bazë të nenit 178, 186/1 të Kodit Penal dhe është dënuar me 1.000.000 lekë gjobë. Gjykata e Lartë në vendimin nr. 115 datë 12.02.2010 ka vendosur mospranimin e rekursit. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

3. Robert Kujtim Bano kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 06, Qarku Tiranë nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Bano, me vendimin nr.32 date 18.07.1990 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (Kolegji Ushtarak) është deklaruar fajtor për veprën penale “Përvetësim i Pasurisë Socialiste”, parashikuar nga Neni 28 Kodit Penal i jepet masë edukuese qarku shoqëror. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

PDS 

1. MILAZIM KADRI KABASHI kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 01, Qarku Durrës nuk ka deklaruar asnjë dënim me vendim gjyqësor të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Kabashi me vendimin Nr.282date 19.04.2011 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Durrës është deklaruar fajtor për veprën penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe është dënuar me 150.000 lekë gjobë. 

2. ALFRED NAIM HAJRO kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 04, Qarku Korçë nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë apo kundravajtje penale. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Hajro me vendimin Nr.248 date 02.11.2000 të Gjykates Korçë është deklaruar fajtor për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 Kodit Penal dhe është dënuar me 20.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

3. ADMIR JAH ZENELAJ kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 01, Qarku Kukës nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë apo kundravajtje penale. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Zenelaj me vendimin Nr.54 date 16.10.2007 të Gjykates së Rrethit Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë ” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Deklarimi fajtor për veprën penale “ Fyerje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 239 K.P dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 100.000 lekë gjobë. Në aplikim të nenit 55 të K.P akuzuar për dy vepra penale dënohet me 240.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar 

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE 

1. GJOVALIN NIKOLL BIBAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 07, Qarku Shkodër ka deklaruar që nuk ka asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Bibaj, me vendimin nr.08 date 03.04. 2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhim të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrial e ushqimor” në bazë të nenit 288/a/1 Kodit Penal është dënuar me 50.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. 

Me vendimin nr. 19 datë 17.02.2016 Gjykata Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “ Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 242 K.P dhe Neni 406 K.PR.P dënuar me 80.000 lekë gjobë. 

2. EDMOND PILO PETRAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 01, Qarku Fier ka deklaruar dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “ Ndertim pa Leje”. Sipas shkresës nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Petraj me vendimin nr.1012 date 01.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “ Ndërtim i Paligjshëm” në bazë të nenit 199/a/1 K.P dënuar me 3 muaj burg. Në bazë të nenit 59 K.P është pezulluar ekzekutimi i vendimit për 18 muaj. 

3. JOVAN ILIA KOTE kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 04, Qarku Elbasan nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Kote me vendimin nr.459 date 13.10.1994 të Gjykatës së Rrethit Gramsh është deklaruar fajtor për veprën penale “Falsifikim të dokumentave zyrtare” në bazë të nenit 121 Kodit Penal është dënuar me 1 vit heqje lirie. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal rehabilituar. Referuar ligjit nr. 138/2015, ky dënim me 1 vit burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa ç. 

4. AGRON SYLEJMAN HOXHAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 09, Qarku Durrës nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3697/1 prot., dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Hoxhaj me vendimin nr.41 date 05.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra”, parashikuar nga Neni 174, 25, Kodit Penal dhe është dënuar me 6 muaj burgim. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. Referuar ligjit nr. 138/2015, ky dënimi me 1 vit burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa ç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat