I digjet makina, flet kreu i PS-së së Lezhës: Ja ku dyshoj

Shqipëria

I digjet makina, flet kreu i PS-së së Lezhës: Ja ku dyshoj

Më: 7 maj 2017 Në ora: 09:28
Andi Marku

Kreu i PS-së së Kolshit, Andi Marku, të cilit iu dogj makina sot në mëngjes, në rrethana të paqarta, ka reaguar për ngjarjen.

Marku theksoi se automjeti nuk ishte në pronësi të tijën, por se e kishte në përdorim. 

Ai pohoi se makina kishte shfaqur probleme prej disa ditësh, ndërsa hodhi dyshime se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

“Automjeti nuk është në pronësinë time. Automjetin e kisha në përdorim. Automjeti kishte shfaqur probleme prej disa ditësh. Dyshoj se shkak ka qenë një shkëndije elektrike”, u shpreh Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat