Shpresë për një marrëveshje PD-PS, zyrtari i lartë amerikan zbarkon në Tiranë

Shqipëria

Shpresë për një marrëveshje PD-PS, zyrtari i lartë amerikan zbarkon në Tiranë

Më: 9 maj 2017 Në ora: 15:31
Hoyt Brian Yee

Edhe pse duket që tani nuk ka më asnjë shpresë që PD të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor, faktori ndërkombëtar është ende në lëvizje për të arritur të bindin PD-në që të futet në zgjedhje.

Pas angazhimit te Brukselit, javën që vjen në Tiranë pritet të mbërrijë zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, thanë burimet.

Ky i fundit sipas burimeve, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë politikë, në përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorances.

Mësohet se zëvendësndihmës sekretarit i shtetit do të takojë kryeministrin Rama, presidentin e zgjedhur Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Kjo vizitë vjen pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat