U nda nga jeta dy ditë më parë, Berisha mesazh ngushëllimi për mikun e tij

Shqipëria

U nda nga jeta dy ditë më parë, Berisha mesazh ngushëllimi për mikun e tij

Më: 13 maj 2017 Në ora: 00:26
Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Dhurim Alinanin nëpërmjet një mesazh ngushëllimi, pas ndarjes nga jeta dy ditë më parë.

Alinanin, i cili ka mbajtur postin e kreut të PD-së në qytetin e Delvinës, ka qenë njëherësh edhe drejtues i kësaj bashkie. Berisha ngushëllon familjarët e Alinanit si dhe kujton rolin që ai ka pasur  në partinë e djathtë. 

Mesazhi 

Dhurim Alinani na mungon shume!

Te dashur miq, keto dite u nda nga jeta papritmas dhe parakohe, Dhurim Alinani ish kryetari i Bashkise dhe Partise Demokratike te Delvines. 

Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e vet me te dashur, bashkeshortin, prindin shembullor. Delvina humbi qytetarin e saj model, te ndershem, patriot, intelektualin mendje urte, ish qeveritarin e saj vendor te afte e te perkushtuar dhe vizionar, qe e deshi me krenari dhe gjithe shpirt Delvinen dhe delvinjotet dhe qe beri gjithçka per ndryshimin per mire te ketij qyteti dhe jetes se qytetareve te saj.

Kurse demokratet e Delvines dhe mbare Shqiperise humben nje nga veprimtaret dhe drejtuesit e saj me te afte, me te vendosur e me te talentuar. Ndersa te gjithe ata, qe paten fatin ta njohin nga afer dhe te punojne me Dhurimin, kane humbur mikun, shokun, bashkepuntorin, njeriun qe si pak kush tjeter rrezatonte ne çdo fjale miresi, njerezi, urtesi dhe miresjelle fisnike.

Vertet Dhurimi nuk eshte me midis nesh por ai do jetoje gjithnje ne trashegimine, virtutet, veprat e e tij te mira, ne kujtimet e te gjithe atyre qe ndjehen krenar qe paten nje mik te mrekullueshem si ai. Duke ndare dhimbjen, pikellimin e thelle dhe shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermve, miqve te tij, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Dhurimit te gjej paqen e merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat