"Ju tregoj ‘sekretet’ e tryezës së djeshme me Ramën dhe Bashën"

Shqipëria

"Ju tregoj ‘sekretet’ e tryezës së djeshme me Ramën dhe Bashën"

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:09
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nard Ndoka, një prej pjesmarrësve në tryezën 2 orëshe të partive pas së cilësoi buroi dhe marrëveshja Rama-Basha rrëfen sot ‘sekretet’ e takimit me dyer të mbyllura.

Sipas kreut te PDK, Ndoka, marrëveshja e djeshme ishte e papritur dhe për aleatët e vegjël të dy partive të mëdha.

“Atëherë kur kishte humbur cdo shpresë, papritur e pakujtuar, Rama kërkoi një takim me Bashën që u finalizua me pakt. Unë e çmoj këtë”.

Sipas Ndokës, takimi dje u karakterizua nga një diskutim që ia vlejti, ndërsa bëri një analizë  të kryeministrit Edi Rama me prezencën e tij para partive opozitare. Madje Ndoka tha se Rama nuk ishte njohur me ‘Mc Allister+’.

“Një takim formal. Rama u shfaq siç është. Ashtu është i gatuar, një pjesë e ndihmojnë që ai të jetë më i lirshëm. Madje ai në një farë mënyre tha që paketa amerikane nuk ishte diskutuar fare me të. E hodhi fajin tek amerikanët se sipas tij nuk ishte diskutuar kjo paketë. Pastaj ai filloi të flasë për përgjegjësinë që ai ka si kryeministër si e mendonte zgjidhjen e krizës se cilat ishin pengesat që mund të tejkaloheshin por unë sëbashku me Dukën e Dulen kemi pasur bisedë miqësore dhe ia kërkuar në shenjë përgjegjësie kombëtare që ai ishte personi i vetëm që ka vendimmarrjen”, tha Ndoka në "Report TV".

Ndoka thotë se Rama ishte më i qetë që ka nxjerrë nga vendimmarrja politike Ilir Metën. Sipas Ndokës, pikësynimi i Ramës që në nisje të takimit ishte një takim kokë më kokë me Bashën.

“Pasi ai arriti Ilir Metën ta rrënonte nga vendimmarrja politike, dhe mbetej një vendimmarrjen në dorën e Ramës dhe Bashës, pra në një farë mënyre ia kërkuam atij si një person që do jepte zgjidhje.

Por dhe ai kishte ardhur i bindur, kishte paketën e vet në mendjen e tij dhe donte në cdo moment ta realizonte në cdo moment të bënte takimin me Bashën. Këtë e shprehu që në fillim që kam respekt dhe dua të takohem me Bashën”.

Data e zgjedhjeve
Ndoka mandej tha se si opsion për datë të mundshme zgjedhjesh, është dhe 25 Qershori. Por theksoi ai, partitë e vogla do të donin korrikun.

“Bëhet fjalë se data 18 qershor ka rënë, por mund të jetë 25 qershor, por korriku u jep një frymëmarrje të madhe politike, por nëse do ndodhemi në kushtet e emergjencës mund të jetë dhe qershori, data 25”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat